Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrahu gruan, policia arreston të dyshuarin dhe ia konfiskon një armë

nga Kaltrina Berila27 gusht 2024
Rrahu gruan, policia arreston të dyshuarin dhe ia konfiskon një armë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e hënë në Podujevë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar një person, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“Podujevë / 26.08.2024 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 200 fishekë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →