Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rreth 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

nga Kaltrina Berila18 gusht 2021

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se sot janë regjistruar rreth 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
“Sot ka rreth 1 mijë raste të reja të diagnostikuar. Gjatë ditës së djeshme u vë në funksion në tërësi reparti në “8 Shtatori” ku ka ende shtretër të lirë, por sigurojmë hapësirë shtesë në pjesën e kujdesit intensiv. Dje, gjithashtu, në orët e pasdites është vënë në funksion edhe spitali modular afër Klinikës Infektive. Këtu kemi siguruar kuadër shtesë nga klinikat interne të tjera”, tha Filipçe në ngjarjen e shënimit të 29-vjetorit të themelimit të Armatës, transmeton TV21.
Për në Tetovë, ka deklaruar se numri vazhdon të jetë i lartë në pjesën e kontrolleve.
Ndërkaq, i pyetur se sa prej pacientëve që janë të shtrirë
“10% e rasteve që diagnostikuarve gjatë ditës, janë të vaksinuar. Gjithashtu, 10% e pacientëve që janë në spitale, janë të vaksinuar”, tha Filipçe./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →