Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rreth 150 milionë euro të hyra tatimore për dy muaj në Kosovë

nga B.K7 mars 2023
Rreth 150 milionë euro të hyra tatimore për dy muaj në Kosovë

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të hyrat tatimore edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milionë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 24.4 milionë euro apo 19.6%.
Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor siç ka bërë të ditur ATK, është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit.
“Po ashtu, ATK është këtu që t’i trajtoj dhe t’i inicioj të gjitha rastet, të cilat qytetarët dhe tatimpaguesit i raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →