Roja Kufitare Polake ka thënë se 2,461 milionë refugjatë kanë kaluar kufirin ukrainas për në Poloni.
Më shumë se 4.1 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas shifrave të fundit nga OKB.
Të njëjtat të dhëna tregojnë se shumica dërrmuese e këtyre refugjatëve kanë ikur në Poloni, të tjerë kanë kaluar gjithashtu në vendet fqinje në Evropë, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë.
Në fund të marsit, një zyrtar i lartë i administratës Biden njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të mirëpritnin deri në 100,000 ukrainas dhe të tjerë që ikin nga agresioni i Rusisë./21Media









