Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Rreth 2 mijë pacientë në listën e pritjes në Klinikën e Kardiologjisë

nga Venera Grabanica26 dhjetor 2025
​Rreth 2 mijë pacientë në listën e pritjes në Klinikën e Kardiologjisë

Klinika e Kardiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar për situatën aktuale të listave të pritjes, duke sqaruar se falë angazhimit të shtuar profesional dhe organizativ është shënuar rritje e ndjeshme e vëllimit të punës dhe ulje e numrit të pacientëve në pritje.

Sipas njoftimit, aktualisht në Klinikën e Kardiologjisë realizohen rreth 18 procedura në ditë, me qëllim të drejtpërdrejtë për të reduktuar listat e pritjes. Para përfshirjes së çdo pacienti në listën e pritjes, dokumentacioni mjekësor shqyrtohet nga një komision profesional, i përbërë nga mjekë dhe infermierë, i cili vlerëson urgjencën dhe gjendjen klinike të pacientëve. Rastet urgjente, theksohet në njoftim, trajtohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen listës së pritjes.

Në Klinikën e Kardiologjisë janë të angazhuar rreth 40 kardiologë, prej të cilëve 16 janë të profilit invaziv, të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve ishemike të zemrës, vendosjen e stentave dhe ndërhyrje të tjera të avancuara. Stafi mjekësor, sipas klinikës, mbetet i përkushtuar në rritjen e volumit të punës pa cenuar sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Bazuar në raportin për vitin 2025, i cili përfshin nëntë muaj pune, Klinika e Kardiologjisë ka arritur pothuajse nivelin e vitit 2024 sa i përket numrit të koronarografive, ndërsa është shënuar edhe një volum i lartë i vendosjes së stentave. Këto të dhëna, sipas klinikës, dëshmojnë intensifikimin e punës mujore dhe projeksion për tejkalim të rezultateve vjetore deri në fund të vitit.

Përkundër faktit se gjatë vitit të kaluar në listën e pritjes ishin 4,560 pacientë, aktualisht ky numër është ulur në rreth 2,000 pacientë, duke shënuar një rënie të ndjeshme të listave të pritjes.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →