Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rreth 200 milionë funte për ukrainasit që ikin nga lufta

nga E.Bullaku17 mars 2022

Rreth 200 milionë funte janë mbledhur për të ndihmuar ukrainasit që ikin nga konflikti, thotë Komiteti i Emergjencës për Fatkeqësitë në Mbretërinë e Bashkuar (DEC).
Ky total përfshinë 25 milionë funte nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC
Donacionet për Apelin Humanitar të Ukrainës ndihmojnë bamirësitë e DEC dhe partnerët e saj në Evropë.
Sue Inglish, kryetare e Administratorëve të DEC, thotë se përgjigja ka qenë absolutisht fenomenale.
“Ky total i mahnitshëm tregon se çfarë është e mundur kur ne të gjithë bashkohemi si bamirësi, si komunitete, si një vend, për të ndihmuar njerëzit që po përballen me vështirësi të paimagjinueshme”, tha ajo, përcjell rtv21.tv
Apeli mblodhi 55 milionë funte në një ditë kur u publikua këtë muaj./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →