Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFinanca
💰 Financa

Rreth 26 mijë familje sot marrin dyfishin e vlerës së socialit

nga E.Bullaku27 prill 2022

Në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale sot do të marrin dyfishin e vlerës.
Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një shkrimi në Facebook.
Dje në Komisionin Hetimor për Buxhet, Punë dhe Transfere, ministri i Financave ka thënë se shtesat prej 100 euro nuk i zgjidhin nevojat familjare, por ndihmojnë.
Qeveria e Kosovës më 12 prill ka prezantuar pakon prej 100 milionë eurosh, nëpërmjet së cilës sigurohet ndihmë prej 100 eurosh për pensionistë, punëtorë të sektorit privat e publik, studentë dhe për përfituesit e skemave sociale. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga kjo pako pritet që të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →