Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rreth 30 policë i rrahin gabimisht 6 të rinj, IPK jep detaje

nga Venera Grabanica7 nëntor 2024
Rreth 30 policë i rrahin gabimisht 6 të rinj, IPK jep detaje

Rreth 30 Policë të Kosovës sipas një burimi të RTV21 i kanë rrahur gabimisht 6 të rinj. Sipas këtij burimi 4 nga ta kanë qenë të mitur. Nga lëndimet e marra si pasojë e rrahjes, ata kanë pranuar trajtim  mjekësor.

Lidhur me këtë rast portali rtv21 ka kontaktuar  Inspektoratin Policor të Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se ky incident ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë më saktësisht te rrethi në hyrje të kryeqytetit.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim nga policia në Prishtinë lidhur me një incident në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë te rrethi në hyrje të kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për RTV21.

IPK tutje thotë dhe ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga policia.

“Inspektorati Policor ka pranuar ankesë lidhur me këtë rast që raportohet të ketë ndodhur të shtunën më 02.11.2024 dhe ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga policia”, thuhet tutje nga IPK. Rasti nga Departamenti i Ankesave ka kaluar në atë të Hetimeve kurse veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →