Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rreth 9 orë pritje për të dalë nga Kosova

nga Kaltrina Berila5 janar 2020

Fluksi më i madh në Merdare

Mërgimtarët po presin me orë të tëra në pikat kufitare me Serbinë për të dalur nga Kosova.

Në pikën kufitare Merdare pritjet e qytetarëve janë deri në 9 orë, ndërsa kolona e automjeteve është deri në 3 kilometra, shkruan rtv21.tv.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në 8 orë e 40 minuta. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po presin 4 orë. Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Edhe në pikën kufitare në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjatë. Qytetarët në këtë pikë po presin gjithashtu deri në 4 orë. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë është 3 deri në 5 minuta.

Në Muçibabë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 1 orë e gjysmë, e për të hyrë 5 deri në 10 minuta.

Ndërsa pritjet në pikat kufitare me shtetet e tjera fqinje janë deri në 10 minuta./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →