Të paktën 19 persona besohet të kenë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Rusi.
Mediat lokale raportojnë se avioni mbante 23 persona kur u rrëzua në Tatarstan menjëherë pas ngritjes, transmeton rtv21.tv.
Aeroplani L-410 ishte duke u përdorur për të trajnuar parashutistët në klubin fluturues Menzelinsky.
Dëshmitarët thanë se sapo ishte ngritur dhe po fluturonte mbi pemë të ulëta kur u rrëzua.
Fotografitë tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin e shkatërruar në tokë./21Media










