Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFinanca
💰 Financa

Rritet borxhi publik

nga E.Bullaku20 tetor 2021

Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka pasur rënie prej 5.5 përqind, ndërsa borxhi publik është rritur në 1.5 miliardë euro.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, duke paraqitur raportin e financiar për vitin 2020 në Komisionin për Buxhet, tha se pandemia COVID-19 ka bërë që të ketë rënie ekonomike dhe të rritet borxhi publik.
Megjithatë, Mehmeti tha se aktiviteti ekonomik në gjysmëvitin e parë të vitit 2021, ka qenë 10.1 përqind më i lartë se viti paraprak.
I pyetur nga deputetët për çështjen e kompanive të sigurimeve, Mehmeti theksoi se kanë zbatuar ligjin për secilën prej tyre.
Këtë raport të guvernatorit, anëtari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Eman Rrahamani e quajti të gjenaralizuar dhe pa ndonjë llogaridhënie konkrete.
Ndërsa, deputeti tjetër i LVV-së, Visar Korenica akuzoi guvernatorin për nepotizëm në BQK.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →