Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Rritet çmimi i kafes në bursat ndërkombëtare

nga RTV2123 qershor 2017

Gjatë 5-mujorit konsumi i kafes në treg llogaritet 3.121 tonë, nga 3.086 tonë që ishte në janar-maj 2016

Konsumi i kafes është rritur me 35 tonë në Shqipëri gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa çmimi i këtij produkti në bursat ndërkombëtare rezulton me rritje.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë 5-mujorit konsumi i këtij produkti në treg, që lidhet direkt me pagesën e akcizës në momentin e hedhjes në qarkullim (nga importi ose nga daljet e magazinave fiskale) llogaritet 3.121 tonë, nga 3.086 tonë që ishte në janar-maj 2016.

“Çmimet e bursës për produktin e kafes, krahasuar me 5-mujorin e vitit 2016 kanë qenë më të larta, sidomos në muajt e parë të vitit”, thuhet në raportin e DPD-së.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →