Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritet kuota e trajtimeve mjekësore për ushtarët e FSK-së në Turqi, Qeveria miraton nismën

nga Kaltrina Berila23 tetor 2024
Rritet kuota e trajtimeve mjekësore për ushtarët e FSK-së në Turqi, Qeveria miraton nismën

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e shëndetit ushtarak” ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti para kabinetit qeveritar bëri të ditur se përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke, raporton Telegrafi.

“Lidhja e marrëveshjes të bashkëpunimit protokoll për trajnimin dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetit ushtarak ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë. Përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion rritet nga 50 në 75 në vit, të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake”, ka thënë Kurti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →