Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rritet në 146 numri i të vdekurve gjatë Halloween-it në Kore të Jugut

nga Egzona Mehmeti29 tetor 2022

Numri i të vdekurve gjatë festimeve të Halloween-it në lagjen Itaewon të Seulit në Kore të Jugut, të shtunën mbrëma, arriti në 146, sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve Yongsan.
Të paktën 150 të tjerë u plagosën në incident.
Shkaqet e vdekjes nuk u raportuan ende, por Agjencia e Lajmeve Yonhap raportoi se dhjetëra njerëz pësuan “arrest kardiak”.
Me spitalet lokale që trajtojnë dhjetëra të lënduar nga urgjenca e Halloween-it në Seul, numri i të vdekurve mund të rritet, tha një zyrtar lokal shëndetësor. Shkaku i lëndimeve dhe vdekjeve në incident nuk u konfirmua zyrtarisht, shtoi Choi Jae-won, kreu i Qendrës Shëndetësore Yongsan, shkruan CNN
Një dëshmitar tha se njerëzit ishin bllokuar në një rrugë të ngushtë dhe nuk mund të merrnin frymë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →