🇽🇰 Kosova
Rritet niveli i ujit në Badovc dhe Batllavë, furnizimi normalizohet sot
nga Gentrita Xhemajli21 nëntor 2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është përmirësuar situata pas rritjes së nivelit të ujit nga të reshurat në Badovc e Batllavë.
Sipas njoftimit thuhet se situata është përmirësuar dukshëm sot, dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura.









