Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhje

nga Venera Grabanica5 dhjetor 2025
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në një njoftim për media, KQZ-ja përkujton bashkatdhetarët se ka mbetur edhe një ditë afat për aplikim për të votuar jashtë Kosovës.

“Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet”, thuhet në një njoftim të KQZ-së në Facebook.

Tutje KQZ, ka bërë të ditur edhe për adresën për aplikim online, https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →