Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan

nga Venera Grabanica13 qershor 2025
​Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan

Në muajin prill dymijë e njëzete pesë (2025), numri i fluturimeve të realizuara ishte një milion e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (1 milion e 166 mijë) ose nëntëmbëdhjetë pikë pesë për qind (19,5%) më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i udhëtarëve në total ishte treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatë (399 207) ose 22,3% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

ASK bën të ditur po ashtu se në muajin prill dymijë e njëzet e pesë (2025), numri i udhëtarëve me transport hekurudhor ishte tetë mijë e katër dhjetë e pesë (8 mijë e 45), ose katër dhjetë e katër pikë katër për qind (44,4%) më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Po ashtu ASK thotë se sasia e mallrave të transportuara në neto tonë ishte zero.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →