Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritet numri i pacientëve me Covid-19 në spitale

nga Venera Grabanica18 korrik 2022

Me rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 është rritur edhe numri i pacientëve me Covid-19 në spialet e përgjithshme.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, në raportin e datës 18 korrik 2022, në bazë të njoftimeve nga klinikat Covid-19 në QKUK, por dhe spitalet e përgjithshme, thekson se në trajtim mjekësor janë 61 pacientë të konfirmuar me Covid-19. Pra, brenda 24 orëve numri i pacientëve në spitale është rritur nga 54 pacientë në 61.
30 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 31 në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 20 pacientë
Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë.
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 615 raste me Covid-19 nga testimi i 1 mijë e 465 mostrave.
Gjithashtu bëhet e ditur për 285 qytetarë të shëruar, teksa aktualisht janë 5 mijë e 687 raste aktive./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →