Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritet numri i pacientëve të shtrirë në QKUK e spitale

nga Venera Grabanica20 janar 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 100 pacientë. Sipas njoftimit, prej tyre 70 janë të konfirmuar me COVID- 19 dhe 30 të tjerë post- COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë me maskë oksigjeni
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 7 mijë e 266. Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 2 mijë e 50 raste të reja me koronavirus./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →