Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritja e çmimeve të konsumit nuk ka të ndalur

nga Kaltrina Berila10 nëntor 2025
Rritja e çmimeve të konsumit nuk ka të ndalur

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5.1 për qind në tetor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë 2024, teksa inflacioni mujor ishte 0.6 për qind në tetor 2025, njofton sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ngritja e çmimeve të konsumit vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (23.7%), biletat e fluturimeve (21%), energjia elektrike (20.3%), pemët (15.3%), kafja, çaji dhe kakao (13.1%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (12.4%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (12.4%), mishi (12.3%), shërbimet hoteliere (9%), shërbimet ambulantore (8.9%), pajisjet terapeutike (8.4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8%), qumështi, djathi dhe vezët (7.5%),vajrat dhe yndyrat (6.2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5.7%), duhani (5.6%), buka dhe drithërat (5.3%),prodhimet ushqimore (5.2%),veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (4.9%), pijet alkoolike (4.7%),kujdesi personal (4.6%),sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (4.5%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3.8%), arsimi i paklasifikuar sipas nivelit (3.8%),furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3.5%),gazetat, librat dhe materialet për zyra (3.5%), gjërat personale (3.3%),perimet (3.3%),uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3.2%), veshje (2.4%), pajisje shtëpiake (1.8%) dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me nje ndikim të vogël në IHÇK me një ndikim të përbashkët prej 5.3 për qind.

Ndërsa rënie u shënua te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal -2.6% dhe blerja e automjeteve -1,2% për qind, me një ndikim të përbashkët prej -0.2 për qind në IHÇK-it.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.6 për qind në tetor 2025 krahasuar me muajin shtator 2025, si rezultat i ngritjes së çmimeve të lëndëve djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (8.4%), energjia elektrike (3.3%), perimet (2.2%), duhani (2.2%), buka dhe drithërat (1.2%), shërbimet hoteliere (0.9%), mishi (0.7%) dhe karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0.6%) me një ndikim të përbashkët prej 0.7 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te biletat e fluturimeve (-6.8%) dhe pemët (-3.8%) me një ndikim të përbashkët prej -0.1 për qind në IHÇK./kp

Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK.

Ndryshimet mujore dhe vjetore të çmimeve në % për grupe dhe nëngrupe të COICOP-it

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →