Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritja e rasteve të reja me Covid-19, MSH bën thirrje për vaksinim

nga B G22 qershor 2022

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19;
“Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga infeksioni, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, që të vaksinohen, ndërsa qytetarët që i kanë marrë një apo dy doza të vaksinës, ta marrin dozën e dytë, respektivisht dozën e tretë të vaksinës. Imuniteti i fituar përmes vaksinimit, me kalimin e kohës vjen duke rënë, prandaj vaksinimi me dozën e radhës (doza e dytë apo e tretë) ndihmon në rindërtimin e imunitetit.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
E apel për vaksinim dhe bartje të maskave ka bërë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike. Sot janë konfirmuar 43 raste të reja me Covid-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →