RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrokolliset një veturë, dy persona të lënduar

nga Kaltrina Berila22 shkurt 2019

Viktimat janë dërguar në spitalin Rajonal të Pejës

Sot rreth orës 14:05 ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në rrugë Istog-Gurrakoc, gjegjësisht në fshatin Tomoc.

Nga ky vetaksident mbetën të lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për Istogun, Driton Rugova.

“Një veturë ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, me ç’rast përveç shkatërrimit të veturës raportohet edhe për dy të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin Rajonal të Pejës”, tha Rugova për rtv21.tv.

Policia po e heton rastin./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →