Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

RTV21 feston sot 27-vjetorin e themelimit të saj

nga Gentrita Xhemajli11 maj 2025
RTV21 feston sot 27-vjetorin e themelimit të saj

RTV21 sot feston 27-vjetorin e themelimit të saj – një udhëtim i mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për informimin dhe argëtimin e publikut.

Sot, pas 27 vitesh punë të palodhshme, e festojmë këtë përvjetor me mirënjohje për shikuesit tanë besnikë dhe me zotimin për të vazhduar rrugëtimin me të njëjtin pasion dhe vizion për të ardhmen.

Natyrisht që audienca i ka qëndruar besnike shtëpisë sonë mediale, duke e mbajtur në krye të listës së televizioneve më të shikuara dhe medieve më të besuara.

Ndërkaq nga nga viti 1998, RTV21 ka qenë zëri i ngjarjeve të mëdha, historive të rëndësishme dhe emocioneve të përbashkëta, duke sjellë lajme të besueshme, programe kreative dhe përmbajtje cilësore në çdo shtëpi. /21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →