Rubin: S’kam parë në Kosovë diçka që i përngjante Shtabit të Përgjithshëm
(Lajm i përditësuar)
Rubin: S’kam parë në Kosovë diçka që i përngjante Shtabit të Përgjithshëm
James Rubin tha në Hagë se në Kosovë nuk ka parë asgjë që i ngjason Shtabit të Përgjithshëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Dëshmitari tha se përveç që nuk ka parë ndonjë Shtab, ai nuk ka parë ndonjëherë as gjeneral, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Unë nuk kam parë asgjë në Kosovë që i përngjante Shtabit të Përgjithshëm. Nuk ka pas ndonjë Shtab për gjeneralët në kontekstin e Kosovës. Unë s’kam pa ndonjëherë gjeneral. Unë s’kam pa ndonjëherë Shtab të Përgjithshëm të gjeneralëve”, tha James Rubin.
Kjo deklaratë e James Rubin erdhi pasi deklaroi se UÇK-ja nuk kishte as strukturë.
Përveç kësaj, gjatë dëshmisë, Rubin tregoi për qëndrimet e diplomatit Christopher Hill kundër UÇK-së.
Rubin: Kam besuar se ekzistonte fletarrestim për Thaçin nga Serbia në 1999
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë duke iu përgjigjur pyetjes së një gjyqtari pohoi se besonte se ka pasur një fletarrestimi për Thaçin nga autoritetet serbe, dhe për të shkuar në Rambuje i duhej që të udhëtonte përmes bjeshkëve dhe për këtrë arsye nuk mund të ishte përpara senatorit Doll atje.
“ Kjo konfirmonte shqetësimin tim, kur iu thash se zotëri Hill do të jepte shpjegime negative për mungesën e zotëri Thaçit, për të dhënë imazh se nuk ishte i përgjegjshëm, nuk ishte në dispozicion për senatorin Doll”, tha Rubin.
“Por unë pa e ditur se mund të ketë një shpjegim legjitimi për këtë, dhe kur morëm vesh shpjegim për këtë dhe kur morëm vesh shpjegimin thash po kjo është me vend, ka kuptim për këtë. Më kujtohet se ka pasur një arsye pse ishte i kujdesur Thaçi në udhëtimet e veta”, shtoi ai.
Derisa pasoi pyetja e gjyqtarit: Ju keni pasur fletarrestimin në mars të 1999 ose më vonë.
Rubin u përgjigj: Jo, për këtë kam dëgjuar, por kam besuar se ka ekzistuar./21Media
Rubin thotë se e paralajmëroi Thaçin kundër hakmarrjes për krimet e Serbisë
Seanca në Dhomat e Specializuara, e cila transmetohet me vonesë 45-minutëshe, është ndërprerë për pushimin e drekës.
Paraprakisht, James Rubin pohoi se pas luftës i ka diskutuar me Hashim Thaçin akuzat për krime lufte gjoja të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe pakicave të tjera, në një takim në Kosovë në fund të pranverës së vitit 1999.
Ai tregoi se e kishte paralajmëruar Thaçin se nuk do të kishin mbështetjen e SHBA-së nëse do të hakmerreshin për krimet e Serbisë, të kryera në Kosovë.
“Hashim, ne kemi shkuar në betejë për ty, kemi luftuar për ty, kemi vënë besueshmërinë tonë në rrezik për këtë gjë, dhe ne do të dilnim shumë shumë keq nëse ju ua bëni tani serbëve atë që ata ua kanë bërë juve në mënyrë të tmerrshme”, kujtoi Rubin t’i ketë thënë Thaçit.
Rubin tha se, për këtë, Thaçi e siguroi se “do të bënte gjithçka që ishte në përgjegjësinë e tij, që kjo të mos ndodhte”.
Ai shtoi se Thaçi i bëri me dije se akuzat për krime lufte janë pretendime të rrejshme./rel
“Akuzat në artikull janë të rreme”, Rubin: Vërejtja diçka unike te ndërveprimi i Thaçit me komandantët e sektorëve
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë kujtoi komunikimin e Thaçit me komandantët e atëhershëm të UÇK-së.
Kjo ngjarje i referohet kohës së nënshkrimit të demilitarizimit të UÇK-së.
Ai nga mbrotja u pyet se si janë raportuar incidentet në New York Time dhe CNN, në raport me atë se si e ka vëzhguar situatën ai vet.
“Unë vërejta diçka unike, që unë besoj që asnjë person i jashtëm nuk e ka vënë re përveç meje, dhe ajo çfarë kam vërejtur unë është ndërveprimi i zotëri Thaçit me komandantët e sektorëve në bjeshkë në to tre ditë, unë nuk besoj se askush tjetër i jashtëm përveç meje dhe pjesëtarë të grupit tim nuk e kanë parë, nuk e kanë vënë re atë lloj ndërveprimi të Thaçit me komandantët e sektorëve dh me udhëheqësit vërtetë ushtarak, sepse nëse dikush e kishte vënë të njëjtën gjë dhe do ta kishte raportuar këtë lloj shkëmbimi, këtë lloj marrëdhënie, besoj se do ishte kuptuar më mirë struktura e UÇK-së. Arsyeja pse jam bindur se ai nuk ishte drejtuesi ushtarak i UÇK-së është se unë e kam vërejtur këtë gjë për tri ditë të plota, nuk është se më është krijuar përshtypja për një çast”, u shpreh ai.
“Kjo më tregoi mua se çfarë hierarkie kishte në një sistem…çdo gjë që kam lexuar i vendosa të gjitha në perspektivë, unë e kam parë vet si ka funksionuar kjo strukturë, për këtë arsye jam shumë i bindur se akuzat e ngritura në këtë artikull janë tërësisht të rreme.”, tha Rubin./21Media
Rubin pranon të kishte thënë se Thaçin e kanë akuzuar në momentin kur po e bënte marrëveshjen me Serbinë
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë pranoi se në një intervistë të këtij viti kishte thënë se ish-presidentin Hashim Thaçi e kanë akuzuar në momentin që po e bënte marrëveshjen me Serbinë.
“Krijuan një çështje të pabazë për drejtuesin e çështjeve të Kosovës dhe e kanë akuzuar në momentin që po krijonte marrëveshje paqeje me Serbinë, e futën në burg. Ka qenë në burg për katër vite e më shumë por nuk janë në gjendje as t’i mbledhin të gjitha provat bashkë që tri vite e gjysmë sepse po shpikin ligjin”, kishte deklaruar Rubin
Gjatë dëshmisë në Hagë ku u transmetua një pjesë e intervistës, pranoi se kishte deklaruar këto gjëra. Me këtë përfunduan edh e pyetjet e prokurorisë , derisa dëshmia po vazhdon me pyetjet e mbrotjes./21Media
“Nuk më kujtohet, por më pëlqen”, Rubin për postimin e Behramit që iu përdor në Hagë
Një postim i deputetit të PDK-së , Artan Behramit është përdorur nga Prokuria në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë për t’i bërë pyetjet dëshmitarit James Rubin.
Në këtë postim shihej Artan Behrami me James Rubinin në një fotografi.
“Me sa i takon Behrami nuk më kujtohet, shqiptarët e Kosovës më kërkojnë fotografi, përpiqem të jem miqësor. Kërkoj ndjesë por nuk më kujtohet.”, u shpreh ai.
Kur prokurori tha se postimi në Facebook është bërë më 30 janar 2025.
“ në qoftë se nuk është zyrtar i Qeverisë së Kosovës, nuk më kujtohet ta kem takuar atë. Nuk më kujtohet”.
“Postimi më pëlqen meqë ra fjala, ku falënderohet Rubin dhe presidenti për lirinë”, tha Rubin.
Rubin: Mora lejen e DASH për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se është përgatitur prej vitesh për këtë moment.
Një prokuror, e pyeti për takimet e tij me mbrojtjen e Thaçit dhe i kujtoi se ka thënë se është përgatitur “me qindra orë” për të qenë dëshmitar në këtë rast.
“A mund të na thoni çfarë keni bërë në këto qindra orë, dëshmitar?”, e pyeti prokurori.
Rubin, tha ndër tjerash, se ka marrë lejen e Departamentit amerikan të Shtetit për të dëshmuar në mbrojtje të Thaçit.
“Kam qenë shumë i zënë në profesionin tim, në punën time. Kam qenë gjithashtu edhe këshilltar i zotit Blinken nga viti 2022-2025 dhe më duhet të them që për dëshirën time, për të qenë i disponueshëm në gjykatë. Po ashtu kam shpenzuar shumë orë për t’u siguruar që Departamenti i Shtetit të më lejonte të jepja dëshminë. Ishte vërtetë një barrë e shtuar për mua”, tha ai.
Diplomati me përvojë amerikan tha se për Gjykatën Speciale ka filluar të mendoj që herët dhe se ka pritur me vjet për nisjen e gjykimit.
Rubin me kritika të ashpra për Specialen: Po bëni fajësim politik për Thaçin dhe të tjerët
Dëshmitari i mborjtjes në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, James Rubin adresoi kritika ndaj Gjykatës Speciale.
Ai tha se ka refuzuar të jetë dëshmitar i prokurorisë duke thënë se kjo ka të bëjë me pikëpamjet e tij për Gjykatën Speciale.
Sipas tij prokuroria po e akuzon politikisht Hashim Thaçin
“Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues me Gjykatën. Në rastin e të akuzuarve nuk e kuptoj pse është dashur të jenë në burg për 5 vjet, nuk e shoh si shtet të së drejtës, Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës. Mua kjo më është dukur si fajësim politik për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së, Duke qenë se kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe asnjë person tjetër nuk e ka pasur këtë mundësi, duke pasur ide t emirë të funksionit, për 3 ditë kam parë si janë sjellë ata, kush ishte përgjegjës, komandant, mbështetës. Duke pasur këtë njohuri mendoj se kjo ka qenë e gabuar, unë nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”, deklaroi Rubin
Sipas tij Thaçi e ka krijuar vet këtë gjykate dhe është paraqitur vullnetarisht.
“Vitet kalonin dhe asgjë nuk ndodhi, për shumë ndodhi, pse u deshën 5 vite për të krijuar. Aktakuza është ngritur 5 vite përpara. I kam pyetur njerëzit, kam thënë nëse një gjë e tillë ishte normale, kam folur me juristë e avokatë me emër, kjo ishte e pazakontë për të trajtuar një burr shteti që u dorëzua vullnetarisht. Në juridikisionin e një Gjykate që e ka krijuar vet kur ka qenë kryeministër. Këto janë gjërat që kam mbajtur mendjen”, tha ai.
Rubin thotë se nuk i kujtohet rasti në Qirez dhe prania e Thaçit atje
Dëshmitari James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se nuk i kujtohet incidenti i pretenduar në Qirez, ku thuhet se janë ndaluar 13 politikanë shqiptarë, e që gjashtë prej tyre janë torturuar.
“Nuk më kujtohet një pretendim i tillë”, tha ai.
Dëshmitari më pas u pyet se a ka dijeni në rast që Thaçi ka qenë i pranishëm në incidentin e pretenduar në Qirez, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Nuk më kujtohet as ngjarja, as incidenti, as prania ose mosprania e tij’, tha James Rubin.
Përpara kësaj, prokurori James Pace, tha se sipas dokumenteve, autoritetet në ShBA e dinin se anëtarët e UÇK-së kishin arrestuar Jakup Kastratin dhe Cen Deskun me pretendimin se kanë bashkëpunuar me serbët. Por, dëshmitari tha se nuk i kujtohet kjo pas 25 viteve.
“Nuk më kujtohet kjo pas 25-26 vjete”, tha dëshmitari.
Prokurori e pyeti dëshmitarin se a është në dijeni që raporti i DASh për praktikat e respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë më 1998, thotë që UÇK-ja është përgjegjëse për vrasje, zhdukje, rrëmbime e ndalime, duke përfshirë edhe civil serbë e shqiptarë që ishin perceptuar si mbështetës të autoriteteve serbe.
“Ma merr mendja se po”, tha dëshmitari duke shtuar se ‘nuk i kujtohet një pretendim konkret lidhur me këtë”, kur u pyet se a përmend raporti edhe raste kur ka pasur tortura prej anëtarëve të UÇK-së.
Sipas Pace, raporti thotë se UÇK-ja ka rrëmbyer dy gazetarë në tetor të 1998-ës dhe i kanë dënuar me burgim.
“Nuk më kujtohet pas kaq shumë vitesh, por nuk kam arsye për ta kundërshtuar”, tha Rubin.
Por, Rubin tha se ia merr menja që në raport është thënë se personat që cilësoheshin si bashkëpunëtorë dhe punonin për autoritetet serbe, ishin kërcënuar.
Rubin thotë se organet e OKB-së nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë
Gjatë dëshmisë së tij në GJykatën Speciale, James Rubin u pyet për një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1998, në të cilin thuhej se gjoja janë rrëmbyer civilë serbë, shqiptar dhe romë nga njerëz që besohej se ishin të UÇK-së.
Rubini tha se ka lexuar për këtë raport, por siç u shpreh ishte skeptik për të.
” Sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh . Pra, kam qenë në dijeni të raportimit prej OKB-së, por jo domosdoshmërisht ka qenë i besueshëm raporti”, shtoi ai.
Derisa tha se më shumë i konsideronte të besueshme raportet e Kryqit të Kuq.
Rubin: Fillimisht UÇK-në e përshkruam si organizatë terroriste
James Rubin gjatë dëshmisë së tij tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte më ndryshe. Ai tregoi si në fillim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e përshkruan si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste.
“Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjujve gjithmonë. Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”, tha Rubin.
Por, sipas tij ky qëndim ndryshoi më vonë.
“Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-së u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë”, u shpreh ai.
Rubin përsëriti përgjigjen e djeshme se ka pasur shumë pretendime e akuza, për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, por se SHBA-ja nuk arriti t’i vërtetonte ato.
Rubin për Selimin: Është shumë e mundur që e kam takuar
James Rubin tha se me shumë mundësi e ka takuar Rexhep Selimin gjatë periudhës së luftës, por që nuk i kujtohen gjithmonë emrat.
“Është shumë e mundur që po. Kam takuar shumë shumë komandantë të UÇK-së gjatë viteve, por nuk më kujtohen gjithmonë emrat sepse kjo ka ndodhur para 25 vitesh”, tha Rubin.
James Rubin për Kadri Veselin: Nuk më kujtohet ky individ
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën po e vazhdon dëshminë ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pyetjet për këtë dëshmitar po i vazhdon prokurori James Pace, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit i cili e pyeti nëse e ka takuar Kadri Veselin para shkurtit të 1999-ës, dëshmitari James Rubin tha se nuk i kujtohet Veseli.
“Nuk më kujtohet ky individ dhe nuk mund t’i përgjigjem pyetjes”, tha Rubin.
Ndonëse prokurori tha se ka qenë Veseli pjesë e delegacionit në Rambuje, sërish James Rubin tha se nuk e di.
Ndërkaq, pohoi se gjatë marrëveshjes së Rambujesë, në Kosovë mbaheshin takime në mes komandantëve të UÇK-së të cilat nuk ishin të mbyllura.
Dëshmitari tha se nuk është i sigurt nëse ka marrë pjesë në ndonjërën prej tyre. Ai tha se mund të ketë rast që ka qenë i pranishëm ndonjëherë por që nuk ka kuptuar shqip.
Rubin theksoi se nuk mendon që është takuar më herët me Jakup Krasniqin përpara shkurtit të 1999-ës.
“(Shkurti 1999 në Rambuje dhe prilli 1999 në Brukesl) ato mendoj që janë dy rastet që jam takuar me të. Ka pas shumë gjëra që po ndodhnin gjatë atyre muajve dhe nuk mund të jem absolutishit i sigurt”, tha Rubin.
Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.
James Rubin në Hagë tregon se a mori pjesë në mbledhjet e UÇK-së?
Po vazhdon edhe sot dëshmia e ish-diplomatit amerikan, James Rubin në Gjykatën Speciale.
Në fillim të dëshmisë së tij, Rubin ka treguar se nuk ka marrë pjesë çdo herë në takimet e udhëheqësve të UÇK-së, megjithatë tha se mund të ketë qenë pranë siç tha ai, sallës ku mbaheshin mbledhjet.
“Përgjithësisht kam pasur njohur për diskutimet lidhur me UÇK-në. Takime të gjata ka pasur, marrëveshje në mes të udhëheqësve të UÇK-s. Nuk jam i sigur nëse kam qenë në atë zonë, por nuk flisja shqip. Ata mund të kenë biseduar gjëra që nuk i kam kuptuar, por nuk më kanë ndaluar të isha në atë dhomë ku mbaheshin mbledhjet apo takime. Ishte një sallë e madhe në ndërtesë dhe gjërat kanë ndodhur në forma të ndryshme, kam qenë në afërsi të dhomës ndërkohë që janë diskutuar gjëra”, tha ai.
“Nuk kanë qenë negociata formale në një dhomë formale, pra disa prej seancave disa bisedime, janë bërë edhe në një qoshe të dhomës. Kanë qenë diku afër 10 njerëz dhe mund të kem qenë aty afër”, tha tutje ish-diplomati.
Vazhdon dëshminë James Rubin në Hagë
Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshmia e James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit. Dëshmia e tij është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në dëshminë e tij, James Rubin të hënën kujtoi takimet me ish-presidentin e Kosovës, derisa hodhi poshtë pretendimet se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e drejtues të tjerë të UÇK-së kanë ekzekutuar apo vrarë njerëz.
Paraprakisht, në pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venketasëari Alagenda, Rubin tha se serbët janë përpjekur të fajësojnë gjithmonë UÇK-në.
James Rubin është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë. Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ish-diplomati amerikan sot e vazhdon dëshminë në Speciale
James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, vazhdon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Dje mbrojtja nisi paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe të tjerët duke thirrur dëshmitarin e parë, në këtë rast James Rubin.
Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000.
Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dje ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, James Rubin tha se forcat serbe janë munduar që të mbulojnë krimet e tyre dhe janë përpjekur që ta fajësojnë UÇK-në.
Rubin për Qeverinë serbe: Gjithmonë janë përpjekur ta fajësojnë UÇK-në
Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
Sipas Rubinit, Thaçi nuk kishte as dijen, as aftësinë dhe as pushtetin për të marrë vendime, duke hedhur dyshime mbi pretendimet e prokurorisë për një strukturë të centralizuar të UÇK-së.
Ai e përshkroi Thaçin si figurë politike dhe jo ushtarake.
Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka mohuar se arsyeja pse Hashim Thaçi nuk e nënshkroi marrëveshjen e parë të Rambujesë lidhej me hezitimin për çarmatosjen e UÇK-së.
Rubin theksoi se pala shqiptare kërkonte garanci nga NATO për përdorimin e forcës në rast se Serbia do të vazhdonte represionin.
Ai tha se Thaçi kërkonte edhe aprovimin e Adem Demaçit, i cili sipas tij kishte kundërshtuar nënshkrimin.
Rubin mohon se Thaçi s’e nënshkroi marrëveshjen e Rambujesë pasi s’donte të çarmatosej UÇK-ja
Në dëshminë e tij, Rubin akuzoi diplomatin amerikan Christopher Hill përanshmëri kundër UÇK-së dhe tentativë për ta dëmtuar figurën e tij dhe të sekretares Madeleine Albright.
Po ashtu, dëshmitari theksoi se nuk ka gjetur asnjë provë që Thaçi apo Jakup Krasniqi të jenë përfshirë në vrasje apo ekzekutime dhe se akuzat e tilla shpesh ishin të fabrikuara për të cenuar marrëdhënien mes Kosovës dhe ShBA-së.
James Rubin: S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi
Dëshmia e tij është cilësuar nga analistët në Kosovë si një sfidë ndaj akuzave të prokurorisë, duke e paraqitur UÇK-në si një strukturë të decentralizuar dhe jo si organizatë të aftë për të planifikuar krime sistematike.
Reagimet politike në Kosovë kanë qenë të shumta.
PDK dhe OVL-UÇK e përshëndetën dëshminë si mbështetje të qartë për drejtësinë e luftës çlirimtare.
OVL-UÇK falenderon James Rubin për gatishmërinë për dëshmi në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha për dëshminë e Rubinit se në Hagë “po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut”.
Deputetja Vlora Çitaku e quajti Thaçin figurë të papërsëritshme që afroi UÇK-në me Perëndimin.
Dëshmia e Rubin, Çitaku: Pasqyra më e qartë e historisë sonë të re
Analisti Agon Maliqi e quajti dëshminë e Rubin një dokument të rëndësishëm historik që çmonton narrativat propagandistike dhe tregon realitetin e kaotik të luftës, derisa Lulzim Peci e cilësoi si ligjëratë publike për historinë moderne të Kosovës.
Nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti falënderoi SHBA-në dhe botën demokratike për përkrahjen ndaj luftës së UÇK-së.
Ndërkohë, Alban Krasniqi nga LVV theksoi se dëshmia e Rubinit nxori në pah se udhëheqës ushtarak i UÇK-së ishte Agim Çeku, jo Hashim Thaçi.











