Rubin për Rambujen: Thaçi ishte në një presion jashtëzakonisht të madh
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale edhe sot, më 17 shtator.
Gjatë dëshmisë së tij Rubin u pyet për një artikull të tij të publikuar në Financial Time, ku citohet paragrafi.
“Atë natë unë shkolla bëra një ecje të gjatë me Thaçin, ishte i ftohtë i ashpër, ai nuk pranoi që të merrte xhaketën time, ishte i shqetësuar, më tha se ishte nën presionin e komandantëve të ushtrisë në Kosovë dhe financierëve nga Evropa, ata do ta konsideronin tradhtar”.
Pyetja e mbrotjes: Ata do ta konsideronin atë tradhtarë , a ishte kjo diçka që zotëri Thaçi tha , a po ju e nxorët si përfundim.
Rubin: Hera e satë që po e them është se ky libër është publikuar pa autorizimin tim, dhe dua që gjykata të kuptojë se unë kam shkruar një artikull në Financial Time, pastaj dikush e ka përkthyer në shqip, pastaj dikush tjetër në anglisht, janë humbur shumë fjalë dhe kuptime në këtë, them këtë nuk do të më kujtohej por nuk mund të imagjinoj se mund ta ketë quajtur vetën tradhtar. Por, mendoj që po përpiqesha të jepja një përmbledhje të problemit, në anglisht mund të thuhet një bisedë e lirë , problemi me të cilin përballej ishte që të vepronte në kundërshtim me vendimet, veprimet e dëshirat e eprorëve të tij apo mbështetësve financiar dhe në rajonin e UÇK-së, pra fjala që e kam zgjedhur në vlerësimin e asaj që më thonte mua, dhe po dyshoj që është kjo fjalë që ai e ka përdorur. Megjithatë ishte e qartë për mua se ai ishte në një presion jashtëzakonisht të madh./21Media











