(Lajm i përditësuar)
Rubin përfunon dëshminë në Hagë
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë. Për tri ditë ai dha dëshmi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në rastin gjyqësor ndaj ketij te fundit, Kadri Veselit, Jakup krasniqit e Rexhep Selimit të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës .
“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, Është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, tha Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.
Rubin: Komunikatat e UÇK-së ishin përpjekje për ta bërë më të rëndësishme UÇK-në
Trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së i ka përfunduar pyetjet për ish-ndihmësin e sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin. Seanca në Hagë po vazhdon me pyetjet shtesë të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kjo është dita e tretë që ish-diplomati amerikan po paraqitet në bakën e dëshmitarëve në Gjykatën Speciale.
Gjatë paradites sot, Rubin tha se në Kosovë nuk ka parë brigade, batalione apo njësi formale të UÇK-së.
“Kishin uniforma, disa kishin e disa jo, nuk i konsideronim si Polici Ushtarake”, tha ai gjatë intervistimit nga gjykatësit.
“Kam lexuar komunikata por i kam parë më shumë si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se që ishte”, theksoi Rubin.
Pas pyetjeve të trupit gjykues, ZPS-ja tha se nuk ka pyetje shtesë dhe seanca po vazhdon me pyetjet e avokatit mbrojtës së Thaçit, Luka Misetiq.
Rubin është dëshmitari i parë që mbrojtja e ish-presidentit Thaçi e ka sjell në gjykatore. Pas tij pritet të dëshmojnë edhe dhjetë dëshmitarë të tjerë në mbrojtje të Thacit.
Hashim tHaci, Kadri Veseli, Jaklu janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”, tha Rubin gjatë dëshmisë të martën.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.











