Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Rumani-Kosovë, Foda flet sot në konferencë për media

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2024
​Rumani-Kosovë, Foda flet sot në konferencë për media

​Trajneri i Kosovës, Franco Foda do të flas sot në një konferencë për media para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë që zhvillohet më 15 nëntor.

“Dardanët” udhëtojnë në Bukuresht për një ballafaqim jetik në kuadër të grupit 2 në Ligën C dhe me një fitore eventuale do të barazohej me pikë me rumunët duke lënë kështu të hapur gjasat për kualifikim në ndeshjen e fundit ku Kosova ballafaqohet me Lituaninë në Prishtinë.

Konferenca do të zhvillohet nga ora 12:00, ndërsa stërvitja e parë e “Dardanëve” zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →