Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rumania thotë se pjesë të një droni rus ranë në territorin e saj

nga R6 shtator 2023
Rumania thotë se pjesë të një droni rus ranë në territorin e saj

Pjesë të një droni rus ranë në territorin e Rumanisë, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, sipas televizionit Antena 3 CNN.

Të martën, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se sulmet e reja në shtetin fqinj, Ukrainë, ndodhën “shumë, shumë pranë” kufirit rumun, pasi Rusia kreu sulme të vazhdueshme mbi infrastrukturën e Danubit në jug të Ukrainës.

“Sulme pati sot, më tregoi ministri i Mbrojtjes, të cilat u verifikuan 800 metra larg kufirit tonë. Shumë, shumë afër”, tha Iohannis gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, më 5 shtator.

Njoftimi i Iohannis erdhi, pasi Ukraina tha të hënën se dronët rusë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun gjatë natës së 4 gushtit.

“Sipas Shërbimit shtetëror të Rojeve Kufitare të Ukrainës, ‘Shahedët’ ranë dhe shpërthyen në territorin rumun natën, gjatë një sulmi masiv rus pranë portit të Izmailit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko të hënën.

Por, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë i pati mohuar këto pretendime.

Kjo ministri tha se sulmi me dronë në infrastrukturën e portit të Izmailit nuk paraqiti kërcënim direkt ushtarak për Rumaninë, shtet anëtar të NATO-s.

Të hënën, Ukraina raportoi për dëme në infrastrukturën e portit të Izmailit, që gjendet në lumin Danub.

Ky lum është shndërruar në rrugën kryesore prej nga po eksportohen drithërat ukrainase, pasi në korrik Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithërave nga portet e Detit të Zi. /REL

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →