Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Rupert Murdoch do të martohet për të pestën herë në moshën 92-vjeçare

nga Kaltrina Berila21 mars 2023
Rupert Murdoch do të martohet për të pestën herë në moshën 92-vjeçare

Manjati i mediave, Rupert Murdoch, ka bërë të ditur se është fejuar me partneren e tij, Ann Lesley Smith.

Murdoch 92 vjeç dhe Smith, 66 vjeç, janë takuar në shtator të vitit të kaluar në një pronë të Murdochit në Kaliforni, raportoi BBC-ja.

Murdochi është divorcuar vitin e kaluar nga bashkëshortja e tij e katërt, Jerry Hall.

Ndërkaq, bashkëshorti i fundit i Smithit ishte Chester Smith, një këngëtar i muzikës “Country” dhe udhëheqës radioteleviziv.

Murdoch i cili ka gjashtë fëmijë nga tri martesat e tij të para, ka thënë se ai dhe Smith po mendojnë ta kalojnë së bashku pjesën e mbetur të jetës së tyre.

Dasma e tyre do të mbahet në fund të kësaj vere, derisa çifti do të jetojë ndërmjet Kalifornisë, New Yorkut dhe Britanisë së Madhe.

Murdochi ka qenë më parë i martuar me stjuardesën australiane, Patricia Booker, gazetaren skoceze, Anna Mann, dhe biznesmenen kineze, Wendi Deng.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →