Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia akuzon SHBA-në dhe Perëndimin për zvarritje të ‘operacionit ushtarak’

nga B.K19 prill 2022

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore “po bëjnë gjithçka për të zvarritur operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë”.
Shoigu thotë se vëllimi në rritje i furnizimeve të huaja me armë në Ukrainë “dëshmon qartë synimet e tyre për të provokuar regjimin e Kievit për të luftuar deri në pozitën e fundit të Ukrainës”.
Ai shton se forcat ruse po zbatojnë në mënyrë metodike një plan për “çlirimin e republikave popullore të Donetsk dhe Luhansk”, duke iu referuar entiteteve të vetëshpallura rebele në Ukrainën lindore, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Shoigu, 66 vjeç, u shfaq në kanalin televiziv shtetëror të Rusisë Rossiya 24, ku thuhet se ministri po fliste në një kolegjium (një bord këshillues) me zyrtarët më të lartë ushtarakë të vendit në Moskë.
Nuk ishte e qartë nëse takimi ishte transmetuar drejtpërdrejt apo i regjistruar paraprakisht.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte dalja e parë publike e Shoigut brenda disa ditësh, mes raporteve se ai mund të ketë disa probleme shëndetësore./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →