RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia bllokon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon pushtimin e Ukrainës

nga E.Bullaku26 shkurt 2022

Rusia ka përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e saj në Ukrainë.
Votimi ishte 11 pro, një kundër dhe tre abstenime. Kina, e cila ka refuzuar të kritikojë sulmin e Rusisë, ishte mes abstenimeve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të premten, përcjellë rtv21.tv
Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, aktualisht po shërben si president i këshillit të këtij muaji./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →