Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia do t’i reduktojë aktivitetet ushtarake në Kiev dhe Chernihiv

nga Kaltrina Berila29 mars 2022

Është raportuar se Rusia ka në plan të reduktojë aktivitetin ushtarak rreth kryeqytetit Kiev.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin thotë se Rusia do të “ulë rrënjësisht” aktivitetin ushtarak jashtë Kievit dhe Chernihiv-it – sipas agjencisë së lajmeve Tass.
Forcat ruse duket se kanë ngecur në këtë zonë – më herët ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuartha se forcat ukrainase kishin arritur të largonin rusët nga një numër pozicionesh.
Ai tha se Rusia mbetet një kërcënim serioz për Kievin për shkak të aftësisë së saj sulmuese, transmeton rtv21.tv.
Qyteti verior i rrethuar i Chernihiv ka mbetur nën zjarrin rus sot, sipas zyrtarëve ukrainas.
Kryetari i bashkisë së qytetit vlerëson se 400 banorë janë vrarë atje që nga fillimi i luftës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →