Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Rusia duhet të zgjedhë mes luftës dhe diplomacisë”

nga Kaltrina Berila16 shkurt 2022

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se Rusia duhet të zgjedhë mes luftës dhe diplomacisë.
Duke folur me ligjvënësit e BE-së, Michel tha se “përshkallëzimi i paprecedentë ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës” kërcënoi “paqen dhe sigurinë në Evropë”, transmeton rtv21.tv.
“Në dy ditët e fundit, Rusia ka sinjalizuar se mund të jetë e hapur ndaj diplomacisë dhe ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndërmarrë hapa konkretë dhe të prekshëm drejt de-përshkallëzimit, sepse ky është kushti për dialog të sinqertë politik”, tha Michel.
“Zgjedhja sot është një zgjedhje midis luftës dhe sakrificave tragjike që do të shkonte së bashku me atë luftë, ose guximit të një angazhimi politik, guximit të një negociate diplomatike,” shtoi ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →