Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha

nga Xh.D5 prill 2022

Përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vasily Nebenzya, ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte nga trupat ruse në Bucha, duke argumentuar se ka “mospërputhje flagrante në ngjarjet e treguara nga mediat ukrainase dhe perëndimore”.

Ai pohoi se kufomat e gjetura nga gazetarët në qytetin ukrainas nuk ishin aty menjëherë pas tërheqjes së forcave ruse – duke shtuar se kjo u “konfirmua nga disa video”.

“Kufomat në asnjë mënyrë nuk ngjajnë me ato që mund të qëndronin në rrugë për tre ose katër ditë”, ka thënë ai.

Megjithatë, imazhet satelitore të konfirmuara nga BBC duket se tregojnë trupa në rrugën në Bucha gati dy javë përpara se rusët të largoheshin nga qyteti./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →