Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia mund të vazhdojë luftën me ritmin aktual për një vit

nga Miranda Beqaj10 qershor 2022

Rusisë po i mbarojnë raketat precize dhe do të jetë në gjendje të vazhdojë luftën me ritmin aktual vetëm për një vit.
Kështu ka pohuar drejtoria e mbrojtjes e Ukrainës, e cila tha se Rusia po kryente shumë më pak sulme raketore dhe po përdorte raketa Kh-22, për të ciat tha se ishin ”raketa të vjetra sovjetike të prodhuara në vitet 1970″.
”Kjo tregon se Rusisë po i mbarojnë raketat me precizion të lartë”, thuhet në njoftim.
Drejtoria tha se burimet ekonomike të Rusisë do t’i mundësonin asaj të vazhdojë luftën me ritmin aktual për një vit.
”Qëllimi i tyre është e gjithë Ukraina dhe jo vetëm Ukraina”, thuhet tutje në njoftim./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →