Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia njofton stërvitje me raketa bërthamore

nga Venera Grabanica1 qershor 2022

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar fillimin e stërvitjeve ushtarake të të ashtuquajturave Forcat e saj Raketore Strategjike – me fjalë të tjera, trupat e saj raketore bërthamore.

Stërvitjet përfshijnë raketat balistike ndërkontinentale Yars, të cilat janë gjenerata e re e raketave të testuara për herë të parë në 2007.

Ushtria ruse thotë se stërvitjet, të cilat po zhvillohen në rajonin e Ivanovës pranë Moskës, përfshijnë rreth 1000 personel shërbimi dhe më shumë se 100 automjete.

Raketat nuk do të lëshohen. Stërvitjet përbëhen nga patrullimet, ngritja e sistemeve raketore dhe mbrojtja e tyre nga sulmet.

Manovrat u njoftuan disa orë pasi SHBA tha se do t’i furnizonte ukrainasit me sisteme të avancuara raketash, megjithëse njoftimi për shtyp i ushtrisë ruse nuk i referohej lajmeve nga Uashingtoni./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →