Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia nuk është paraqitur në seancat gjyqësore ndërkombëtare

nga Miranda Beqaj7 mars 2022

Rusia ka refuzuar të marrë pjesë në një seancë dëgjimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), ku Ukraina po bën thirrje për ndalimin e pushtimit.

Ambasadori rus në Hagë, Alexander Shulgin, tregoi se qeveria e tij nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në procedura.

Kryegjyqtarja në gjykatën më të lartë të OKB-së tha se i vjen keq për mosparaqitjen e Federatës Ruse.

Përfaqësuesi i Ukrainës, Anton Korynevych tha në gjykatë se fakti që vendet ruse janë bosh flet shumë ”ata nuk janë këtu, ata janë në fushën e betejës”.

“Putini gënjen, qytetarët ukrainas vdesin,” tha ai.

Ukraina i ka kërkuar GJND-së që të ndërhyjë urgjentisht për t’i kërkuar Rusisë të pezullojë menjëherë operacionin e saj ushtarak, të parandalojë viktima të mëtejshme civile dhe çdo akt gjenocidi ose retorikë që shpreh qëllimin gjenocidal.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë anëtarë të gjykatës dhe të dyja kanë nënshkruar Konventën e Gjenocidit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →