Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia përballet me përjashtimin nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

nga Kaltrina Berila6 prill 2022

Kombet e Bashkuara do të mbajnë një votim në New York të enjten nëse do ta përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut.
Dje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në një takim të OKB-së se trupat e Kremlinit kishin vrarë ukrainasit “për kënaqësi”.
Ambasadori rus mohoi akuzat për krime lufte nga vendi i tij.
Këshilli është i formuar nga 47 shtete anëtare dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.
Propozimi për të përjashtuar Rusinë  i bërë nga SHBA dhe Britania e Madhe do të kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të 193 anëtarëve të OKB-së për t’u miratuar të enjten, transmeton rtv21.tv.
Një rezolutë e mëparshme e OKB-së për të denoncuar pushtimin rus të Ukrainës u miratua nga 141 vende muajin e kaluar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →