Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia përpiqet të shantazhojë bashkësinë ndërkombëtare

nga Kaltrina Berila25 maj 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se Rusia po përpiqet të “shantazhojë” komunitetin ndërkombëtar duke rritur mundësinë e zhbllokimit të porteve të Detit të Zi në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, transmeton rtv21.tv.
“Çdo politikan apo zyrtar i huaj që mund të mendojë të pranojë këtë lojë, duhet së pari të vizitojë varret e fëmijëve të vrarë ukrainas dhe të flasë me prindërit e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.
Më herët agjencia e lajmeve Interfax citoi zëvendësministrin e Jashtëm rus, Andrei Rudenko të thoshte se Moska është e gatshme të sigurojë një korridor humanitar për anijet që transportojnë ushqime që të largohen nga Ukraina, në këmbim të heqjes së disa sanksioneve.
Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që nga fillimi i pushtimit rus që filloi më 24 shkurt. Më shumë se 20 milionë tonë drithë janë aktualisht të ngecur në kapanone në vend./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →