Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia po përgatitet për “sulm të gjithanshëm” në Kiev

nga Miranda Beqaj7 mars 2022

Zyrtarët e mbrojtjes në Ukrainë paralajmëruan se Rusia po përgatit forcat e saj për të nisur një sulm të gjithanshëm në kryeqytetin Kiev.
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se ushtria ruse ka grumbulluar tanke dhe njësi të motorizuara të këmbësorisë, që aktualisht janë në rrugë drejt qytetit të afërt, Irpin.
Në njoftim thuhet se komandantët rusë kanë furnizuar forcat e tyre me karburante të dërguara nga Bjellorusia.
Zyrtarët po ashtu thanë se ushtria ruse po i përqendron përpjekjet e saj edhe në rrethimin e qyteteve lindore, Harkiv dhe Çernihiv, dhe të qytetit jugor, Mikollajiv./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →