RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia pretendon se ka vrarë 300 ushtarë ukrainas në 24 orë

nga Xh.D29 maj 2022

Siç është raportuar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se raketat ruse kanë shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih – qytetin e origjinës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ndërkaq, zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov pretendon se në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas.
Ai gjithashtu pretendon se një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë, duke përfshirë një sistem mbrojtës rus që rrëzoi një avion luftarak ukrainas SU-25 në Dnipro.
“Në total, si rezultat i sulmeve ajrore ruse, u shkatërruan më shumë se 300 nacionalistë dhe deri në 50 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale të forcave të armatosura të Ukrainës”, ka thënë ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →