Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia propozon një armëpushim të ri

nga Venera Grabanica8 mars 2022

Rusia ka shpallur një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10:00 me orën e Moskës (9:00 ukrainase/02:00 ET) të mërkurën, duke thënë se është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Mediat ruse raportuan parametrat e armëpushimit duke cituar Shtabin Koordinues Rus për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

Rusia këmbëngul në nevojën e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.

Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në territorin e Ukrainës për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 3 të mëngjesit të së mërkurës me orën e Moskës (19:00 ET të martën).

Informacioni mbi korridoret e evakuimit nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol do të dërgohen në Ukrainë të mërkurën zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk, tha Shtabi Koordinues Rus për Reagimin Humanitar në Ukrainë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →