Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia sanksionon dy aktorët e njohur amerikanë

nga Xh.D5 shtator 2022

Rusia ka sanksionuar dy aktorët amerikanë, Ben Stiller dhe Sean Penn, pasi ata kritikuan haptaz Moskën për luftën në Ukrainë.
Të dy, Stiller dhe Penn kanë qenë mbështetës së zëshëm të Ukrainës dhe janë takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Stiller e ka quajtuar Zelenskyn “Hero”.
Penn, fitues i çmimit Oscar ka qenë në Ukrainë për të regjistruar një dokumentar kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe u detyrua të ikte në këmbë, duke iu bashkuar miliona refugjatëve ukrainas që kaluan në Poloni.
Ai u kthye në qershor për të takuar udhëheqësin ukrainas dhe ka vizituar gjithashtu Buchan dhe Irpinin./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →