Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia thotë se e ka shkatërruar grumbullimin e armëve perëndimore në Ukrainë

nga Miranda Beqaj7 maj 2022

Rusia thotë se e ka shkatërruar një “përqendrim të madh të pajisjeve ushtarake nga SHBA dhe vendet evropiane” pranë një stacioni hekurudhor në rajonin e Kharkiv.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pajisjet u goditën afër stacionit hekurudhor Bogodukhov, i cili është në veri-perëndim të qytetit të Kharkiv.
Pala ukrainase nuk e ka raportuar sulmin. Bogodukhov është granatuar vazhdimisht nga rusët.
Rusët gjithashtu pretenduan se një depo municioni u godit në Bakhmut. Për çka Ukraina tha se kishte pasur një sulm ajror aty në rajonin e Donetskut në mëngjesin e së shtunës, duke dëmtuar një fabrikë dhe duke vrarë dy persona.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se mbrojtja e saj ajrore kishte rrëzuar 13 dronë ukrainas dhe tre raketa balistike ukrainase Tochka-U ishin kapur në zonën e Izium./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →