Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia vlerëson Indinë për qëndrimin ndaj Ukrainës

nga B.K1 prill 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është takuar me homologun e tij në Indi.
Pas takimit të tyre në Delhi, Lavrov vlerësoi Indinë që nuk e gjykoi konfliktin në Ukrainë në një “mënyrë të njëanshme” .
India nuk i është bashkuar dënimit të gjerë të pushtimit rus dhe është një blerës kryesor i armëve ruse, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Por homologu indian i Lavrov, Subrahmanyam Jaishankar, “theksoi rëndësinë e ndërprerjes së dhunës dhe përfundimit të armiqësive”.
Në ndjekjen e lidhjeve me Rusinë, India mund të kërkojë të gjejë mbështetje kundër Kinës, me të cilën u përfshi në një përplasje kufitare vdekjeprurëse në vitin 2020.
Duke i komplikuar gjërat, edhe Kina nuk ka dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →