Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Rutte nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë

nga Gentrita Xhemajli9 mars 2025
​Rutte nesër në Bosnjë dhe Hercegovinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë nesër Bosnjë e Hercegovinën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të takohet me zyrtarë të nivelit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë.

Sipas njoftimit, Rutte do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në Kampin Butmir, ku do të takohet me Komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Rutte do të angazhohet gjithashtu me studentët në Universitetin e Sarajevës.

“Në orën 13:00. Deklarata të përbashkëta për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me përfaqësuesit e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës. Në orën 14:45, fjala e ndjekur nga shkëmbimi i mendimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me studentë në Universitetin e Sarajevës. Deklaratat e përbashkëta për shtyp dhe angazhimi në Universitetin e Sarajevës do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e NATO-s. Deklarata e përbashkët për shtyp do të jetë gjithashtu e disponueshme në EBU News Exchange”, thuhet në njoftim

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →