Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rutte për Hungarinë: Nuk ka më punë në BE

nga Kaltrina Berila24 qershor 2021


Hungaria “nuk ka më punë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, teksa kritikoi Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, për miratimin e një ligji të ri kundër komunitetit homoseksual.
Ligji – të cilin Parlamenti hungarez e miratoi më 15 qershor – ndalon diskutimet dhe shpërndarjen në shkolla të informacioneve, që mendohet se promovojnë homoseksualitetin dhe ndërrimin e gjinisë.
Ligji, më saktësisht, u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.
“Për mua, Hungaria nuk ka më punë në BE”, tha kryeministri i Holandës, Mark Rutte, duke arritur në një samit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.
“Por, unë nuk jam i vetmi që e vendos këtë: ka edhe 26 të tjerë . Kjo duhet të bëhet hap pas hapi”, tha Rutte.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban u tha gazetarëve në Bruksel se ligji është keqkuptuar.
“Ai nuk është kundër homoseksualitetit. Bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve dhe prindërve”, tha Orban.
Çështja u shndërrua në tituj lajmesh në të gjithë botën, kur Federata Evropiane e Futbollit refuzoi këtë javë një kërkesë të qytetit gjerman të Mynihut për të ndriçuar stadiumin e tij me ngjyra ylberi, në ditën që futbollistët e Hungarisë do të luanin me Gjermaninë, në kuadër të kampionatit Euro 2020.
UEFA tha se çështja është politike, ndërsa ajo vetë është organizatë neutrale në aspektin politik dhe fetar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →