Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rutte: Përkushtimi i NATO-s për stabilitet mbetet i qëndrueshëm

nga Kaltrina Berila11 mars 2025
Rutte: Përkushtimi i NATO-s për stabilitet mbetet i qëndrueshëm

Shefi i NATO-s Mark Rutte është zotuar po ashtu se përkushtimi i NATO-s për stabilitet e paqe në Kosovë dhe rajon mbetet i qëndrueshëm.

“Trupat tanë punojnë pa pushim për të siguruar ambient me rend dhe siguri në përputhje me mandatin e KFOR-it. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për të gjithë zonën e NATO-s”, ka thënë ai. “Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo zhvillimi të sigurisë. Dhe në këtë kuptim shpresojmë të shohim bashkëpunim edhe më të thellë në mes të institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. NATO-ja do të vazhdojë të luajë rolin e vet në mandatin e vet për sigurinë e të gjithëve. Këtë e bëjmë në bashkërendim të afërt me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe rolet tona përkatëse”, ka thënë ai gjatë një konference të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Rutte ka shtuar tutje se të gjitha palë duhet të zgjedhin diplomacinë para dhunës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →