Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?

nga Kaltrina Berila16 qershor 2025
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?

Gjatë muajit prill të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë – pikë tre gigavatë (568.03 GWh), ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte katërqind e tridhjetë e gjashtë – pikë tridhjetë e tre gigavatë (436.33 GWh), që është pesëmbëdhjetë – pikë gjashtëdhjetë e nëntë për qind (15,69%) më e lartë, krahasuar me muajin prill të vitit paraprak.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm të energjisë ishte nëntëmbëdhjetë – pikë njëzet e dy për qind (19,22%).

Ndërkohë, importi i energjisë elektrike në prill të vitit 2025 ishte treqind e shtatëdhjetë e shtatë – pikë tetë gigavatë (377.08 GWh), ndërsa eksporti për të njëjtën periudhë ishte dyqind e katërmbëdhjetë – pikë shtatëdhjetë e pesë (214.75 GWh). (Këtu përfshihet edhe sasia e energjisë për transmetim).

Ndërsa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë – pikë nëntëmbëdhjetë (685.19 mijë ton) që paraqet një rënie prej zero – pikë pesëdhjetë e dy për qind (0,52%) në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →