Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Sadiku: Bëra realitet një ëndërr, shihemi në Paris

nga Kaltrina Berila10 mars 2024
Sadiku: Bëra realitet një ëndërr, shihemi në Paris

Boksierja Donjeta Sadiku, ka arritur ta sigurojë normën olimpike për pjesëmarrje në “Paris 2024”, e para për boksin kosovar.

E për këtë arritje historike, Sadiku u shpreh tejet e lumtur.

Ajo tha se “e bëri realitet një ëndërr”.

Sadiku premtoi se do të bëjë më të mirë edhe në Paris, në mënyrë që edhe atje të ketë arsye për të festuar.

Boksierja kosovare në veçanti falënderoi trajneren e saj, Marjola Sallauka, familjen e vet dhe të gjithë ata që e përkrahen.

“Një ëndërr mu ba realitet, shum punë , mund e sakrificë që më ka përcjellë gjatë kësaj periudhe, u shpërblyen në mënyrën e duhur e në kohën e duhur. Shum momente gëzimi e krenarie përjetuam së bashku, e ju premtoj që do bëjë më të mirën që të festojm dhe ne Paris. Falenderuse përjetësisht trajneres time Marjola Sallauka, familjes time dhe të gjithë ata që më mbështetën gjatë këtij rrugëtimi. Rruga nuk përfundon këtu shihemi në Paris 2024”, ka shkruar ajo në “Instagram”./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →